Thaçi: Kosova u tradhtua nga BE

Thaçi thotë se Kosova u tradhtua nga BE.

‘’Kosova është e tradhtuar ngsa BE për mos liberalizmin e vizave. Kosova ka kryer gjitha obligimet dhe standardet për viza, dhe ky është diskrimim dhe ndëshkim i padrejtë’’, ka thënë ai në ‘A Show’.

Tutje presidenti e ka quajtur çmenduri mendimin se SHBA do që ta dëmtojë Kosovën.

‘’Të mendojë dikush që SHBA do ta dëmtojë Kosovën, është cmenduri politike. SHBA nuk funksionon me simpatia apo politika të tilla. Kosova është investim strategjik’’.