Thaçi: Kosova është gati për dialog me Serbinë

Dy ditë pas largimit të masave të reciprocitetit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se vendi është gati për dialogun me Serbinë. Me qëllim siç tha njohjen reciproke dhe përshpejtimin për anëtarësim në OKB.

Për të arritur këtë, i pari i shtetit në një konferencë për media, të hënën kërkoi unitet nga spektri politik.

Derisa u shpreh se Kosova do të punojë për zbatimin e marrëveshjet të fundit të arritura me Serbinë.

Kreu i shtetit të Kosovës në këtë konferencë foli edhe për pandeminë Covid 19, ku kërkoi respektim të masave preventive.

Thaçi tha se përballë Serbisë do të jenë të bashkuar me të gjithë, derisa tha se nuk janë në garë për të marrë primatin se kush do të kryesojë këtë dialog.

I pyetur për mundësitë e shpalljes së gjendjes jashtëzakonshme, i pari i shtetit, tha se e urren fjalën gjendje e jashtëzakonshme, por sipas tij, rrethanat ishin të tilla dhe tash është e përmbyllur kjo ide.