Thaçi i dekreton Konjufcës dy marrëveshje ndërkombëtare

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka nënshkruar dy dekrete për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare ministrit të Punëve të Jashtëm dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Dekretet janë për ratifikimin e marrëveshjes për financimin e projektit “Fondi i Sfidave të Kosovës-Arsimi Profesional dhe Trajnimi” dhe për ratifikimin e marrëveshjes për financimin e projektit “Rritja e Kapitalit Garantues të Fondit Kosovar për Garanci Kulturore”, njofton Klan Kosova.

Dy dekretet do t’i dërgohen Kuvendit për procedim.