Thaçi: I besojmë drejtësisë ndërkombëtare, sepse vazhdojmë të jemi në të drejtën tonë

E në lidhje me këtë, ka folur edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se populli i Kosovës kishte besuar gjithmonë në drejtësinë ndërkombëtare, pavarësisht faktit që ende s’ka drejtësi për gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë.

“I kemi besuar dhe vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare, sepse gjithmonë ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tone”, ka shkruar presidenti.

Postimi i plotë:

Sot u bënë 10 vjet kur u vulos përfundimisht subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit të ri të Kosovës. Ne asnjëherë nuk kishim dyshime për të drejtën tonë historike, që të jetojmë të lirë në vendin tonë të pavarur dhe sovran. Serbia pas humbjes së luftës në Kosovë, duke mos u pajtuar me këtë fakt, kishte vendosur ta dërgonte rastin e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ne, populli ynë, gjithmonë i kemi besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit që ende nuk kemi drejtësi për gjenocidin e shtetit të Serbisë të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. I kemi besuar dhe vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare, sepse gjithmonë ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tonë! HTH

Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.