Thaçi: FSK-ja e gatshme të ndihmojë Kroacinë

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka uruar që shteti i Kroacisë ta ketë kaluar me pasoja sa më të vogla këtë tërmet.

Ai u ka uruar shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve nga shembjet e shkaktuara nga ky tërmet në Kroaci.

“Në këtë kohë kur e gjithë bota po përballet me virusin COVID-19, tërmetet si ky i sotmi në Kroaci e rëndojnë edhe më shumë gjendjen. Shteti i Kroacisë uroj ta ketë kaluar me pasoja sa më të vogla këtë tërmet që goditi Zagrebin. Si President i Republikës së Kosovës shpreh solidaritetin e plotë të popullit tonë me popullin mik kroat. Kurse, të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Thaçi.