Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka dalë në përkrahje Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas sulmeve që u bëri Irani gjatë natës në disa caqe.
“Dënojmë hedhjen e raketave nga Irani në caqet e SHBA-së dhe koalicionit të fokusuara në luftën e mposhtjes së ISIS”, ka thënë Thaçi, transmeton Klan Kosova.
“Kosova është anëtare formale e këtij koalicioni dhe ne i bëjmë thirrje Iranit që të mos eskalojë në dhunë. Ne mbështesim SHBA-në dhe familjen Atlantike në këtë periudhë të turbullt”.