Teuta Arifi dhe BDI e lanë pas dore Tetovën gjatë dy mandateve

Flakron Bexheti

Të jesh Kryetare e Komunës së Tetovës për dy mandate, duke patur partinë në pushtet qendror plot 20 vite, dhe ta lësh Tetovën qytet me gropa, pa kanalizime, pa ujë të pishëm, pa transport publik, pa asnjë park për fëmijë pa hapësira të gjelbërta, me ndërtime të egra, me mafi urbane me ndotje dhe papastërti është vërtetë mëkat.

Me gjithë pushtetin absolut sot të BDI-së në nivel qëndror dhe lokal është i papranueshëm fakti që katër shkollat e mesme në Tetove mbajnë emra të figurave historike të Ish-Jugosllavise, e njejta ndodh me emrat e rrugëve!

Kodra e Diellit pasuria më madhe e tetovarëve bashkë me rrugët përreth Villave, e shkatruar totalisht është imazhi i vetë Kryetares së Komunës dhe pasqyra e punës së saj që realisht në çdo mandat ishte premtimi parazgjedhor!

Dhe shumë më shumë se kaq…

Tetova dhe qytetarët e saj meritonin më shumë!

Çfarëdo pretendimi për një mandat të tretë është hipokrizi!