Ka përfunduar e qetë protesta e sotme kundër vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike e organizuar nga nisma “Boll Më”. Protesta ka filluar në Sheshin Iliria në Tetovë, ndërsa protestuesit kanë marshuar deri tek Monopolli dhe janë kthyer sërish tek sheshi, duke bllokuar kështu rrugën në të dy drejtimet. Protestuesit edhe sot kanë përsëritur kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë, ndërsa kanë paralajmëruar vazhdim të protestave çdo të premte, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, sidomos pas premtimit të Qeverisë se do e ul TVSH për energjinë elektrike nga 18 në pesë për qind. Protestuesit sot kritikuan partinë opozitare VMRO për protestat që bën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, duke u shprehur se, VMRO është pjesë e fajit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Lajme Tetovë, protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike