Tetë raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 në Kumanovë

– Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, në 24 orët e fundit, ka regjistruar tetë raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, kumtuan sot, autoritetet nga institucioni shëndetësor publik.
“Të infektuarit janë nga Kumanova nga klastere tashmë të njohura” , tha mjeku Arif Latifi, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik – Kumanovë.
Janë kryer gjithsej 37 testime, prej të cilave 16 sipas “Termini Im” , ndërsa 21 sipas indikacioneve epidemiologjike.
Që nga fillimi i epidemisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në territorin e Qendrës për Shëndet Publik – Kumanovë, me Kovid-19 janë diagnostikuar 818 persona, prej të cilëve aktualisht aktivë janë 179 raste./MIA