Tentoi të vë bast me 1 mijë denarë të falsifikuara, kapet nga policia

Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se dje ka arrestuar 33-vjeçarin, I.A. nga Shtipi pasi në bastore kishte përdorur 1 mijë denarë të falsifikuara.

“Më 08.04.2021, në ora 18:30 në Shtip nëpunësit policorë kanë arrestuar I.A.(33) nga Shtipi, për shkak se rreth orës 15:05 në bastoren në rrugën “Engellsova” në Shtip ka përdorur bankënotë të falsifikuar prej 1000 denarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Nga MPB-ja shtojnë, se bankënota e falsifikuar është marrë nga policia për procedurë të mëtutjeshme dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj I.A. do të shqiptohet masë adekuate.