Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe koalicioni opozitarë u takua sot me Presidentin Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me krizën e krijuar për shkak të shembjes së godinës teatrit dhe daljen prej kësaj krize.
Pas takimit me Metën, Basha shprehet se “shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve”.
“Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.