Të premten regjim i përkohshëm i komunikacionit në një pjesë të Rrugës së plastikave

Në periudhën nga ora 08:00 deri në mesnatë ditën e premte, bulevardi “Nikolla Karev” (i njohur si Rruga e plastikave) tërësisht do të jetë i mbyllur për qarkullim në një pjesë të rrugës së saj, në lëvizjen nga udhëkryqi me rrugën “Brigada maqedono-kosovare” deri në urdhëkryqin me rrugën “Samoilova”.

Nga Qyteti i Shkupit informojnë se mbyllja për qarkullim do të jetë për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për asfaltimin e këtij bulevardi.

Derisa zgjasin punët ndërtimore, theksojnë nga Qyteti i Shkupit, në këtë pjesë do të vendoset sinjalizim përkatës rrugor.

Prej atje apelojnë deri tek qytetarët që ta respektojnë regjimin e vendosur të përkohshëm rrugor në këtë bulevard dhe sinjalizimin e vendosur rrugor, ndërsa shpejtësinë e lëvizjes ta përshtatin me kushtet e rrugës.