Të paktën një i vdekur në sulmin raketor indian në Kashmir

Të paktën një civil humbi jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur në sulmin raketor indian në rajonin e Kashmirit, bëri të ditur sot armata pakistaneze, e cila iu kundërpërgjigj sulmit. Shkëmbimi i zjarrit ka filluar mbrëmë.

Armata pakistaneze bëri të ditur se pala indiane e ka shkelur armëpushimin.

Kashmiri është i ndarë në pjesën indiane dhe pakistaneze, ndërsa të dyja vendet pohojnë se kanë të drejtë në të gjithë rajonin.

Ky kontest territorial ka sjellë deri në dy luftëra midis Indisë dhe Pakistanit pas pavarësisë së tyre në vitin 1947.