Të paktën 3 të arrestuar nga aksioni i policisë në Krushopek të Sarajit

Nga informacionet e para që vijnë nga operacion që po zhvillohet në këto momente në Krushopek të Sarajit kundër një sasie të madhe droge janë arrestuar të paktën 3 persona, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga. Ndërsa informacionet e para thonë se në këtë magazinë frutash është sekuestruar një sasi e madhe lëndësh narkotike.