Të paktën 25 persona e humbën jetën pasi që një autobus u rrëzua në humnerën e ishullit Sumatra, në Indonezi, raportuan mëngjesin e sotëm mediat lokale, transmetoi DPA.
Agjencia gjermane sipas njoftimeve të para theksoi se në fatkeqësinë kishte 24 viktima, por shpëtimtarët më vonë nxorën edhe një trup nga lumi, ku ra autobusi.
Të paktën 13 persona të tjerë arritën të shpëtojnë.
Autobusi urban ka udhëtuar nga provinca Bengkulu në drejtim të Palembangut, kryeqyteti i provincës fqinje, Sumatrës Jugore.
Supozohet se në autobus kishte 50 udhëtarë. Duke u kthyer në një kthesë të pjerrët në fshatin Perahu Dipo, autobusi e humbi kontrollin dhe ra në humnerë duke mbaruar në lumë, transmetoi DPA.