Numri i i përgjithshëm i të sëmurëve deri më tani në vend është afër 4.000, të sëmurët e rinj po numërohen me numra treshifrorë dhe gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 196 raste të reja, ndërsa autoritetet sigurojnë se kemi kapacitet që të ballafaqohemi edhe me këtë valë aktuale.
“Kjo krizë shëndetësore me të cilën po përballemi në këtë moment, e ai është virusi korona, tregoi se është shumë e rëndësishme që të kemi spitale moderne në të cilat mundet për një kohë të shkurtë pacientët pa shumë zemërime dhe në një vend të marrin shërbime shëndetësore, e jo të dërgohen në spitalet përreth të qyteteve të tjera”, vlerësoi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Strumicë.
Filipçe theksoi se gjatë tre viteve të kaluara është bërë shumë në sistemin shëndetësor, punë thelbësore dhe ndryshime të cilat nuk ishin bërë më shumë se 20 vite, e ky është investim i vërtetë në kuadrin shëndetësor dhe stimulim i mjekëve dhe infermiereve, por edhe mjekëve të rinj që të ardhmen ta kërkojnë këtu, në vend.
Anketat, siç shtoi, që bëjmë me studentët në vitin e fundit të studimeve janë shumë të ndryshme nga më parë. Mbi 30 deri në 40 përqind dëshironin të shkonin në vend, dhe tani kjo përqindje është shumë më e ulët.
Sipas kryeministrit Oliver Spasovski tani kemi resurse, sistem të përmirësuar shëndetësor sa i përket kapaciteteve për shtrirje, pajisje mjekësore dhe njohuri të punonjësve shëndetësorë.
“Kemi kapacitet që të ballafaqohemi edhe me këtë valë aktuale. Që nga fillimi i krizës me virusin korona në secilën ngjarje publike përsëris një punë: virusin do ta fitojmë me shumë disiplinë dhe respektim të pakushtëzuar të të gjitha masave të cilat na i thonë punonjësit shëndetësorë. Besoj se nga kjo krizë do të dalim shumë më të fuqishëm, shumë më të mençur, do të kuptojmë se sa është i rëndësishëm solidariteti qytetar, mbështetja e institucioneve, mirëkuptimi i ndërsjellë,përgjegjësia qytetare. Thjeshtë vlerësoj se pas kësaj krize do të dalim si njerëz më të mëdhenj”, tha Spasovski në Strumicë pas mbikëqyrjes së punëve përfundimtare të krahut të ri të spitalit të Strumicës.
Sipas tij dalje tjetër nga kriza nuk ekziston dhe për këtë asnjë alternativë tjetër, përveç politika të vazhdueshme dhe adekuate të mira shëndetësore që mund të përballen me kriza të tilla.
“Me të njëjtën tempo vazhdojmë edhe më tutje. Ky vit do të mbahet mend për nga kriza e koronës, por edhe për investimet në sistemin shëndetësor dhe në punonjësit shëndetësorë”, theksoi Spasovski.