Të huajt, vështirësi për marrjen e vizave në vendin tonë

Investitorët e huaj në vend me muaj presin, që ekipet e tyre të ekspertëve të marrin një vizë pune, për të qëndruar në vend. Edhe pse jemi një ekonomi e vogël e hapur, me shumë investime të huaja, ne jemi të mbyllur për lëshimin e vizave të punës, thonë nga Oda Ekonomike. Shpesh, profesionistët që vijnë nga vendet e tjera janë refuzuar, me arsyetimin se një personel i tillë tashmë ekziston në vend.

Regjimi i vizave, për lejet në Maqedoni është një katastrofë. Ne jemi një nga vendet më të vështira, për të marrë një leje pune. Njerëzit janë pothuajse si të huaj ilegalë, pavarësisht se janë sjellë nga vullneti i mirë i investitorëve, ata kalojnë nëpër procedura të vështira- deklaroi Antoni Peshev – Oda ekonomike.

Një problem për investitorët e huaj është ndryshimi i shpeshtë i ligjeve, gjë që u shkakton atyre pasiguri. Këtë e theksojnë edhe disa ambasadorë të huaj në Shkup.

Ka disa pika kritike për të cilat kompanitë italiane janë ankuar, shpesh janë përballur me procedura të gjata dhe të ndërlikuara burokratike, që nuk janë gjithmonë të qarta, si dhe me një mungesë të forcës punëtore profesionale. Sigurisht, fusha e tretë për të cilën ankohen kompanitë e huaja është sundimi i ligjit- thotë Karlo Romeo – Ambasador i Republikës së Italisë

Disa kompani turke dhe kineze, që kanë punuar në projekte ndërtimi në vend kanë pasur një problem të madh në të kaluarën me lëshimin e vizave të punës, për punëtorët e tyre.