Të gjithë të punësuarit në kopshte do të testohen, ende kërkohet zgjidhje se si do të punojnë

Një grup pune i përbërë nga anëtarët e Komisionit për sëmundje infektive dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po shqyrtojnë disa mundësi për organizimin e kopshteve. Ajo që dihet deri më tani është se, me skriningun, i cili do të fillojë javën e ardhshme, do të përfshihen të gjithë punonjësit në kopshte.
“Po shqyrtohen mundësitë për një numër më të vogël të orëve, duke organizuar grupe më të vogla. Ne duam të marrim një vendim që do të jetë i mundshëm, ndërsa jo vetëm të duket mirë në letër, si për shembull, të kemi kujdes në distancën, ndërsa fëmijët nuk do të jenë në gjendje ta respektojnë atë. Ne jemi duke kërkuar një zgjidhje që mund të zbatohet. Ekspertët janë ende duke punuar në zgjidhjen. Besoj se deri të hënën do kjo do të jetë gati”
, deklaroi ministri Filipçe. Qendra e Shëndetit Publik në Shkup dhe Instituti i Shëndetit Publik e kanë përfunduar planin për skrining të personave që konsiderohen se janë kategori kritike. Me skriningun, i cila do të fillojë javën e ardhshme, do të përfshihet i gjithë stafi i kopshtit, punonjësit shëndetësorë, stafi i punonjësve në shtëpitë e pleqve, nëpunësit e policisë, shoferët e NQP-së dhe taksistët, punonjësit në  shërbime publike (punëtorët në sportel), pacientët para shtrimit në spital, pacientët që duhet të marrin terapi biologjike.
“Këto janë kategori për të cilat e kemi me rëndësi që t’i identifikojmë bartësit asimptomatikë. Testet PCR do të kryhen. Përmes mjekëve amë dhe stomatologëve do të bëhen strishot” , informoi ministri Filipçe.
Ai theksoi se këtë vit numri i personave që do të vaksinohen me vaksinën për gripi sezonal, do të jetë më i madh. “Mendohet se kjo vaksinë mund të japë imunitet. Vaksina për këtë virus pritet të jetë në dispozicion në vitin 2021” , tha Filipçe. /MIA