Të gjithë banorët e Vuhanit do të testohen për koronavirus

Shtabi Operativ i Vuhanit urdhëroi që për dhjetë ditë të kryhet skrining të popullatës për Covid-19, pasi u paraqitën raste të reja të të infektuarve në qytet.

Më 9 maj, për herë të parë në Vuhan ishte shënuar një rast i ri i infektimit me koronavirus pas përfundimit të pandemisë, si dhe 15 bartës asimptomatik të virusit.

Saktë 24 ditë më vonë, pesë persona kanë treguar shenja klinike dhe ishin riklasifikuar  si raste të konfirmuara. Kjo solli rrezik epidemiologjik që në rajon nga rreziku i ulët të rritet atë të mesëm.

Më 18 prill, Vuhani ishte caktuar si zonë me rrezik të ulët, ndërsa më 26 prill, spitali në qytet e lëshoi pacientin e fundit me koronavirus.

Shtabi Operativ në Vuhan për luftë kudër Kovid-19 tani ka u dërguar porosi urgjente të gjithë shtabeve operative në zonat urbane lidhur me gjendjen.

Është marrë vendim të zbatohet skrining për të gjithë popullatën në Vuhan për prani të acidit nukleik viral, ndërsa testet duhet të kryhen në afat prej 10 ditëve.

Më 8 prill autoritetet  në Kinë plotësisht e pezulluan izolim qarkullues në Vuhan dhe u lejuan njerëzve ta braktisin qytetin, i cili për shkak të koronavirusit 76 ditë ishte shkëputur nga bota.

Në Vuhan jetojnë rreth 11 milionë njerëz./MIA