Të flasësh për edukatën e të ballaqohesh me paedukatën

Shkruan: Xheladin Murati

Qëllimi i edukatës ka dale jashtë kontrollit. Sot më shumë mund të flasim për pa edukatën se sa për të. Në qoftëse do të ishte diçka që shitet do të kishte çmim shumë të lirë. Por ajo nuk shitet. Ajo bartet dhe përcjellet, jetohet dhe përjetohet, prandaj është e domosdoshme, sepse kërkon rregulla dhe ndërton sistem jete. Megjithatë, jo gjithmonë ka qenë kështu për sa i përket rëndësisë së saj.

I edukuari është i udhëzuar ndërsa i paedukuari i paudhëzuar. I paedukuari veçohet me fjalor ofendues, gjuhë urrejtjeje, me fyerje, përçmues, me përgojime, me gënjeshta, me kundërshtime, me tradhti, me zbulimin e sekreteve të njerëzve, me trillime, ne dhunë,. Dhuna është rezultat i të qenit zemërngurt dhe i pasjellshëm.

1.Premisat
1.Edukata mundëson rritshmërinë e vlerave.
2.Edukata e lufton paedukatën.
3.Paedukata është shpërqëndrim nga vlerat dhe ndjenjat
4.Edukata nuk ka efekte anësore.
5.Përsosmëria e edukatës është të jesh në gjendje të durosh të paedukatin.
6.Ai që ka edukatë, heshtë. I paedukati gërmon e bërtetë.
2.Qasjet dhe aspektet
Edukimi është udhëtim i njeriut gjatë jetës. Në këtë udhëtim edukata tregon kulturën dhe gjendjen shpirtërore e morale të tij. Krryesorja është të edukoni me maturi, ndershmëri dhe dashuri, por ndonjëherë lejoni vetes të shijoni paedukatën. Sepse e shihni dallimin.
Edukata e mire është e pandarë nga dituria, respekti e mirësjellja. Edukata e mirë i lartëson njerëzit, u mundëson atyre të jetojnë një jetë me rregulla. Edukata është një burim paqeje dhe prosperiteti.

Edukata e mirë kërkon rend, njohuri dhe aftësi. Edukata e vërtetë varet nga lartësimi i dijeve, veprimi sipas tyre, shembulli dhe durimi.
Edukimi i mirë mund t’i thyej paragjykimet dhe t’i ndryshojë normat dhe sjelljet në format e ndryshme aty ku fëmijët rriten nën kulturën e respektit ndaj njëri-tjetrit dhe të bashkëpunimit.

Për edukatën nuk ka dilema, por ka dilema rreth paedukatës, dilema që lidhen me çështje të rëndësishme jetësore e në raste të shumta me vetë jetën e njeriut. A ka nevojë njeriu për edukatë? Pavarësisht punës dhe profesionit njeriu ka nevojë për edukatë. Prandaj është dështim dhe gabim të përkrahet dhe të promovohet paedukata, të shpërfillet edukata. Në këtë kontekst paedukata mbetët sfida kryesore e edukatës.

Ajo që e dallon të edukuarin nga i paedukuari është shkalla e lartë e përkushtimit të tyre ndaj shoqërisë, familjes, njerëzimit , vetvetes, profesionit dhe institucionit ku punon. Dallimi themelor qëndron edhe në praninë e atributeve humane. Në fund të fundit, përkushtimi ndaj edukatës është një nga barometrat e matjes së sjelljes me njerëzit. I edukuari nuk vepron jashtë parimeve të edukatës, ai u bindet atyre dhe nuk vepron në kundërshtim me to. Edukata e bënë dallimin.

Nëse i shtojmë një ngjyrë të paedukuarit, ajo mund të jetë një ngjyrë pakënaqësie ose një ide pedagogjike, menjëherë formohet një përceptim sikur të mos jetë nga ne, nga mësuesi, prindi, shoku. Dhe këtu vinë ndarja dhe nevoja për edukim.

Të flasim për edukatën dhe të ballafaqohesh me sjelljen e paedukatë janë dy gjëra kundërshtuese. Dhe kjo ndodhë nga shkaku se edukata dhe paedukata përceptohen ndryshe. Me kalimin e kohës paedukata mund të bëhet shumë e madhe madje edhe e rrezikshme. Kjo mund të gjenerojë frikë, ankth, ndjenja negative. Kur paedukata kalon përtej kufijve optimal mund t’i dëmtoj të gjitha vlerat e edukatës. Prandaj dëmi që ndodhë me të shoqëruarit e paedukatë është më i madh se sa mendohet. Por e mira e të mires është nëse te ai i paedukatë ndikosh që të përmirësohet, kjo është madhështia e punës së edukatorit.

Por situata me edukatën në shoqërinë tonë është pak sa alarmante. Pra niveli i edukatës është i ulët. Nëse ndalemi te paedukata pa dyshim mbeten pa mbështetje në lundrimin në këto ndryshime më të thella psikologjike.
Duke parë mënyrën e funksisonimit të shoqërisë (papunësia, korrupsioni, vjedhjet masovike, zhvatjet, shitja e diplomave dhe notave e të ngjashme) të gjitha këto reflektojnë në formimin edukativ të personalitetit dhe bëjnë orientimin destruktiv të tij në jetën shoqërore.

Zgjedhja apo përcaktimi që bën individi për edukatë apo për paedukatë është, midis tjerash edhe një zgjedhje e tij e brendshme, një vendim personal e bërë në emër të vetes dhe jetës nga arsyeja se nuk funksionon vlera dhe të menduarit logjik për arsye të rrethanave në të cilat zhvillohet.

Ne siç duket nuk kemi shoqëri normale dhe institucione arsimore të përgjegjshme.
Nga ana tjetër edukata po përjeton një situatë vështirësish të shumta në aspektin material e shpirtëror, shkencor, profesional, të cilat imponojnë e nxisin braktisje të parimeve të edukatës dhe afirmojnë paedukatën. Alternativa edukatë apo paedukatë është njëra prej dilemave që e shoqërojnë njeriun në jetë. Krahas saj veprojnë edhe shumë të tjera që gjithsesi e vënë njeriun në mëdyshje. Por njeriu i formuar di të vlerësoj dhe mbështetet në edukatën. Këtu luan rol edhe përvoja, bindja, kultura.

Si mund të edukohen drejt gjeneratat e reja kur çdo ditë ballafaqohen me bastore, lojëra fati, vjedhje. A nuk edukohen fëmijët në modele negative? Këta faktor, siç shihet, plotësojnë mungesën e edukatës dhe ndihmojnë në paraqitjen e paedukatës.
Njeriu me edukatë heshtë, nuk kërkon edukatë aty ku nuk ka. Përdorë taktika, është i gatshëm të luftojë me të githa forcat për edukatë dhe mirësjellje, por vetëm për edukatë të mirëfilltë. Ai vlerëson, gjykon, analizon, reflekton sinqeritet, besim, respekt. Nga ana tjetër i paedukati nuk ka taktikë, nuk respekton rregulla, parime, ai përgojon, shpifë dhe lëndon.
E keqja mbetet e keqe, nuk ka forcë që e ndryshon. I paedukati e mohon edukatën. Në fakt, i edukuari luan rolin e shitësit të mjaltit, i paedukuari rolin e shitësit të uthullës.
Edukata e bën diferencën, detajet e bëjnë dallimin.

Por në disa raste këto përthyerje edukative lidhen edhe me moshën. Mosha e rinisë, është më e interesuar dhe më e kapshme e kësaj gjendjeje
Qëllimi parësor i edukatës është formimi i personalitetit të drejt, të përgjegjshëm e human. Dhe si mund të realizohet kjo edukatë përballë këtyre sfidave.
Të gjitha këto vërtetojnë faktin se flasim për edukatë por e nxisim dhe e rrisim paedukatën. Në fakt, nuk keni para, përjashtoheni nga shoqëria dhe për fat të keq nëse reflektosh paedukatë mbetesh në shoqëri, ndër të fuqishmit.
Edukata e vërtetë është një çështje universale dhe është një përmbledhje vlerash. Ajo përcjellë mirësi tek njerëzit. Është proces dhe komponentë e përsosur e mësuesve, edukatorëve në formimin e natyrës së njeriut.

Në shoqërinë e sotme këto orientime drejtë paedukatës nuk shfaqen njëlloj te të gjitha mjediset. Ato kanë përthyerjet e tyre të cilat lidhen, me raste të caktuara urbane, gjinore, zhvillimore, liberale, materiale, kulturore, arsimore e të ngjashme. Kështu, për shembull vërehet se gjinia femërore është më e kujdesshme dhe më e mbrojtur se sa gjinia mashkullore. Meshkujt janë më të predispozuar për të nëpërkëmbur edukatën.
Fatkeqësisht, edukata si çështje komplekse, nën ndikimin e zhvillimeve të shpejta të teknologjisë e ka humbur vlerën. Teknologjia nuk pati plane shkatërruese të edukatës, por ndikoi që edukata ta humb koncepsionin e mëparshëm, dhe disa vlera janë shkatërruar.

3.Përfundim

Të bëhen përpjekje për të lehtësuar shembujt pozitiv që reflektojnë në ndërtimin e vlerave edukative, humane e njerëzore dhe për të anashkaluar shembujt negativ që përbuzin vlerat edukative dhe afirmojnë paedukatën.
Duhet punë më përmbajtësore edukative për të larguar skepticizmin ndaj edukatës dhe të përqëndrohemi në konceptimin e vlerave të jetës e të punës, të vlerësohen faktorët qenësor për zhvillim dhe jo ata të jashtëm, sipërfaqësor. Duke bërë trysni mbi faktorët e brendshëm, mund të arrihet vlera e edukatës dhe të braktiset paedukata.
Sidoqoftë, nëse themeli i edukatës nuk është ndërtuar mbi sinqeritetin, korrektësinë dhe dashurinë, ajo shpejtë do të dështojë dhe kalon në paedukatë.