Të dhënat nga Regjistri i Kredive do të jepen falas

– U pezullua kompensimi për lëshimin e të dhënave për personat fizikë nga Regjistri i Kredive për borxhin e tyre ndaj bankave dhe kursimoreve, parashikuar me Vendimin e Këshillit të Bankës Popullore, i cili ka hyrë në fuqi.
Të gjithë qytetarët, siç thuhet në kumtesë, të cilët do të kenë nevojë, raportin e të dhënave nga Regjistri i Kredive do ta marrin pa pagesë.
Raportin që e lëshon Banka Popullore me kërkesë të një personi fizik, përmban të dhëna për shumën e detyrimeve dhe institucioneve që i kanë paraqitur në datën e fundit të paraqitjes së të dhënave nga bankat dhe kursimoret, si dhe për kategorinë e rrezikut të ekspozimit të kredisë, sipas afatit të shlyerjes së detyrimeve dhe besueshmërisë. Për më tepër, raporti përmban përmbledhje të detyrimeve të aplikuesit si garantues. Kërkesat për lëshimin e të dhënave nga Regjistri i Kredive dorëzohen personalisht nga shtruesi ose nga personi i autorizuar, përmes zyrës së regjistrit
të Bankës Popullore, çdo ditë pune, në periudhën nga ora 8:30 deri në 15:45. Për shkak të situatës me pandeminë Kovid-19, në këtë periudhë, të dhënat nga Regjistri i Kredive lëshohen të martën dhe të enjten, në periudhën nga ora
15:00 – 16:00, përmes zyrës së regjistrit të Bankës Popullore. Në rastet kur shtruesi nuk është banor i Shkupit, nëse kërkesa paraqitet deri në orën 11:00, raporti i të dhënave përgatitet dhe lëshohet gjatë së njëjtës ditë pune.
Është duke u punuar në mënyrë aktive që të mundësohet që paraqitja e kërkesës dhe lëshimi i të dhënave nga Regjistri i Kredive më tej të bëhet në mënyrë elektronike.
Me heqjen e kompensimit për dhënien e të dhënave nga Regjistri i Kredive, Banka Popullore përpiqet në këtë periudhë të kontribuojë në zvogëlimin e barrës financiare të qytetarëve, në përputhje me kompetencat e veta./MIA