Të bësh tregti me koronavirusin, markat e njohura në Milano prodhojnë maska mbrojtëse

Alarmi i koronavirusit ka bërë që maskat mbrojtëse të fytyrës të shiten në masë në Itali. Por kjo nga disa firma të njohura në Milano është parë edhe si një mundësi shumë e mirë tregtie.

Markat e njohur si Fendi kanë filluar të prodhojnë maskat e tyre, por edhe pse në një situatë emergjente çmimi i tyre është relativisht i lartë.

Sipas mediave në Itali në farmaci ka patur mungesë furnizimi të maskave për shkak se ato janë shpërndarë me shpejtësi. Të vetmet që shiten janë me pako që kushtojnë 100 euro.

Ndërkohë në internet, dhe në dyqanet e tyre përkatëse, mund të gjenden maska ​​në modë nga Fendi. një maskë e tillë kushton plot 190 euro.

Top Channel