Tayna dhe Mozzik të pandalshëm, kënga e tyre është e para në këto shtete

Tayna dhe Mozzik dje publikuan me videoklip këngën “Edhe ti”, e cila po pritet shumë mirë në publik.

Për 24 orë, ajo ka arritur afro 3 milionë klikime në kanalin YouTube, ndërsa po prin në disa shtete.

Projekti “Edhe ti” është i pari në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Austri dhe Shqipëri.

Ndërsa, po dëgjohet shumë edhe në Suedi, Finlandë, Greqi, Norvegji, Belgjikë, Itali, Kroaci, Britani dhe Francë.