Me tatimin e ri qytetarët nuk do munden të blejnë automobila, ndërsa ne do mbetemi pa punë, kështu importuesit e automobilave e filluan protestën para Drejtorisë së doganave. Ata thonë se me tatimin e ri do të shtrenjtohen të gjitha automobilat dhe në vend të atyre ekologjike, qytetarët do të vozitin automobila të vjetër. Kërkojnë ligji të tërhiqet urgjent dhe të kthehet zgjidhja e vjetër ligjore.
“Këtu na solli pakënaqësia nga ndryshimet e mëdha që bëri Drejtoria e Doganave dhe ligji i ri. Nëse deri tani për një automobil të importuar kemi paguar 400 euro, tani është një me tre ose 1200 euro”, tha Ivica Jakimovski, importues.
“Ne nuk mund të importojmë automobila me këto standarde. Kemi blerë automobila në Itali dhe momentalisht nuk mundemi t’i sjellim këtu për shkak të doganave të larta. Prej sot e tutje këtë do e ndjejnë të gjithë qytetarët” Mirçe Mitoski, importues.
“Ligji është kopjuar nga Kroacia, ndërsa ajo është në BE. Atje dërgon automobilin në kontrollim teknik dhe paguan vetëm tatim, e jo edhe doganë edhe tatim”, tha një Importues.
Importuesit thonë se do protestojnë derisa nuk anulohet ligji. Ata paralajmërojnë protesta masive dhe bllokimin e rrugëve. Tatimi i automjeteve filloi të aplikohet nga janari dhe në te parashihet edhe pagesa e tatimit për emetimin e dyoksid karbonit nga automjeti.