Shkruan: Arben Taravari
Ky vend vazhdon me paradokse e natyrisht nënëmadhja ose babgjyshja e këtyre pikave kulmore është BDI-ja.
Duke qënë në grahmat e fundit të pushtetit, duke ndjerë më afër se kurrë kapitullimin dhe në mungesë të plotë të ndonjë lajmi kontruktiv, kërkon të prodhoj spektakle mediatike se mendon se është ende koha kur njerëzit i besonin…
Ndoshta nuk do i isha përgjigjur fare insistimit të kësaj partie për t’u përfshirë në debat me të, por duke qënë se në pyetje janë 2 shtete të fuqishme shqiptare si Kosova dhe Shqipëria jam i lumtur të deklaroj me plot përgjegjësi se faktorë politikë me shumë rëndësi nga dy republikat shqiptare mbështesin koalicionin opozitar sepse duan që të fitojë Opozita dhe nuk duan më të mbretërojë BDI-ja. Në asnjë moment unë nuk kam përmendur Tirana zyrtare apo Prishtina zyrtare, ndaj BDI-ja kot shkoi dhe ju qau ambasadorëve…
Gjithsesi ky është reagimi i fundit në lidhje me këtë gjë, kam punë më të rëndësishme për të bërë se sa të merrem me një grusht njerëzish që duhet të mbledhin mendjen dhe të kuptojnë se ju erdhi fundi, ka ardhur koha që BDI-ja të kuptojë se populli është më i rëndësishëm se ajo.
P.s- meqë në mënyrë totalisht “politike” më kujtonin burrërinë, ju them se juve do ju duhet shumë, tepër shumë burrëri të pranoni Humbjen!