Taravari: Koalicioni opozitar brenda javës – BDI do të turpërohet nga rezultatet e zgjedhjeve (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për gazetën LAJM ka paralajmëruar se rezultatet nga negociatat me “Alternativën” dhe “Besën” për koalicionim parazgjedhor do të dihen brenda disa ditëve. Ai, tha se ASH-ja është e interesuar që të arrihet gjuhë e përbashkët me dy partitë në fjalë, por nëse kjo përpjekje nuk do të ketë sukses, atëherë koalicioni do të bëhet vetëm me njërin nga subjektet me të cilat po zhvillohen negociatat.

“Ne jemi duke negociuar edhe me “Alternativën” edhe me “Besën”, parti tjera shqiptare nuk konsiderojmë që ka. Ka dy parti më të vogla që janë instrumente të BDI-së dhe i ka aktivizuar BDI-ja tash para zgjedhjeve. Unë shpresoj që shumë shpejtë, pra për disa ditë ose maksimum për një javë të dalim me rezultatet prej negociatave me dy partitë shqiptare “Besën” dhe “Alternativën”.

LAJM: A është e mundur që të shkoni vetëm me njërën nga këto parti në koalicion parazgjedhor apo jeni të vendosur për koalicion trepalësh?

“Tendenca jonë është që koalicioni të jetë trepalësh. Kjo nuk është vetëm tendenca jonë, por edhe e qytetarëve dhe e të gjithë miqëve të shqiptarëve që i kemi jashtë dhe brenda kufijve të Maqedonisë. Prandaj, ne i kemi vonuar këto procese për arsye që të mundësojmë atë e cila, praktikisht dy palët nuk mund ta pranojnë që të koalicionojnë më njëra-tjetrën. Flas për “Alternativën” dhe “Besën”. Shpresojmë që të arrijmë që koalicioni të jetë trepalësh. Nëse nuk bëhet trepalësh, atëherë do të jemi të detyruar të vendosim vetëm me njërën palë dhe të shkojmë në zgjedhjet e 12 prillit. Më njërën prej këtyre dy partive e fitojmë BDI-në kurse me koalicionim trepalësh, diferenca do të jetë 2 me 1. Praktikisht, më 12 prill rezultatet për BDI-në do të jenë të turpshme nëse bëjmë koalicion terpalësh”, tha Taravari për gazetën LAJM.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Arben Taravari: Koalicioni opozitar brenda 1 jave, BDI-ja do të turpërohet nga rezultatet e zgjedhjeve (VIDEO)

Arben Taravari: Koalicioni opozitar brenda 1 jave, BDI-ja do të turpërohet nga rezultatet e zgjedhjeve (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Wednesday, January 8, 2020