Takohen kryetarja dhe deputeti i Haraçinës

Vizitë në Komunën e Haraçinës me kryetaren Melekije Ramadani Halimi, ndërsa diskutuan për nevojat jetike për banorët e Komunës, si dhe u njoftuan me projektet e gatshme që duhet të kalojnë në Qeveri, por edhe Parlamentin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Rebalancit të Buxhetit.
“Me këtë rast, vizituam edhe shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, ku drejtori Azam Akiu dhe zëvendësdrejtori Refik Saliu na njoftoi me procesin mësimor në kushte të pandemisë dhe në pajtim me protokollin për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse”, njoftoi deputeti Basri Bajrami pas takimit.