Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Lupço Nikollovski, sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Xhang Xuo.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet mes të dyja vendeve dhe të dyja partive, si dhe bashkëpunimi në disa sfera të cilat janë me rëndësi për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikën Popullore të Kinës.
Kryetari Zaev theksoi se LSDM-ja dhe qytetarët lartë i vlerësojnë marrëdhëniet e mira tradicionale me Kinën.
“Miqësia me Kinën sjellë përfitime të shumta për shtetin tonë dhe të gjithë qytetarët tanë. Veçanërisht e vlerësojmë mbështetjen dhe ndihmën e Kinës e cila përmes mjeteve të pakthyeshme investon në arsimin tonë, në mbrojtjen fëmijërore, bujqësi, ndërsa kemi edhe bashkëpunim të shkëlqyer me kompanitë kineze. Jam i bindur se bashkëpunimi i tillë do të thellohet edhe shkëmbimi tregtar mes të dyja vendeve që të tejkalojë edhe një miliardë dollarë”.
Nga ana e ambasadorit kinez Xhang Xou ishte dërguar ftesë deri te kryetari Zaev për pjesëmarrje në samitin e liderëve të partive politike të orientuara kah e majta nga formati 17+1, që muajin e ardhshëm do të mbahet në Pekin.
Xhang Xuo theksoi se të dyja shtetet kanë mundësi që ta zgjerojnë bashkëpunimin në sfera të reja siç janë inovacionet, mbrojtja e mjedisit jetësor, inteligjenca artificiale dhe njëkohësisht shfaqi shpresë se marrëdhëniet e mira mes të dyja shteteve jo vetëm që do të vazhdojnë por edhe edhe në mënyrë shtesë do të intensifikohen.
LSDM-Qendra për Komunikime me Publikun