Takim i Komitetit të përzier parlamentar mes Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe BE-së

Komiteti i përzier parlamentar i Republikës së Maqedonisë të Veriut – BE-së takohet për të 17-të herë më datën 18 dhe 19 dhjetor në Parlamentin Evropian në Strasburg, për herë të parë pas zgjedhjeve evropiane.

Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të Veriut në komitetin e përzier parlamentar e udhëheqë Sonja Mirakovska, ndërsa në të janë Betian Kitev, Zhaklina Lazarevska, Nkiolla Poposki, Shpresa Hadri, Ivana Tufegxhiq, Ivan Stoilkoviq dhe Meral Uzeiri Ferati.

Në takimin, i cili është i pari për përbërjen e re të Parlamentit Evropian dhe me siguri i fundit për përbërjen e delegacionit kuvendor të Maqedonisë duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe BE-së me Andrej Zhernovskin, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Dejvid Kulen, shef i Sektorit në Drejtorinë për politikë fqinjësore evropiane dhe për negociata për zgjerim, Elza Fenet, shefe e sektorit Ballkani Perëndimor në shërbimin evropian të punëve të jashtme dhe Ilhan Quçuk, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

Mes temave të debatit në takimin e Komitetit të përzier gjenden edhe: sundimi i ligjit, reformat në gjyqësor, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për përgatitjen e sistemit zgjedhor dhe reformat e propozuara në këtë drejtim.

Në fund të takimit, të enjten pritet të miratohen Rekomandimet përfundimtare të cilat u drejtohen institucioneve të Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Bashkimit Evropian.