Sveçla nënshkruan peticionin: Ngrita zërin për zgjedhjet e reja

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka nënshkruar peticionin e inicuar nga partia pjesë e të cilës është, Vetëvendosje për zgjedhje të reja.

“Sot kam nënshkruar peticionin i cili po mbahet kudo nëpër Kosovë. Ngrita zërin për zgjedhjet e reja, zgjedhje këto të domosdoshme pas prishjes së rendit kushtetues dhe tentimit për votim të qeverisë jo legjitime, me mungesë të thellë të besimit të popullit”.

“Ju bëj thirrje gjithë qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre përmes nënshkrimit të këtij peticioni me kërkesën e vetme: zgjedhje të reja”, shkruan ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.