Sveçla hesht përballë akuzave të Thaçit për dhomën e përgjimeve

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia deklaroi se lirimi i masave restriktive ditën e sotme nuk është i ndërlidhur me test protestën e partisë së tij.

Ai tha se më 1 qershor do të fillojë faza e tretë e paraparë për hapjen edhe më të madhe.

Këto komente, Vitia i bëri pas një takimi që kishte me ambasadorin italian Nicola Orlando.

I pyetur për akuzat e partive opozitare se në MSH ka pasur keqpërdorime me tenderë gjatë pandemisë, Vitia inkurajoi edhe një herë organet kompentente të bëjnë hetimet e duhura.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili hezitoi të përgjigjet për akuzat e presidentit Hashim Thaçi se kanë qëndruar në dhomën e përgjimeve në Telekom./KosovaPress/