Sulm fizik mes dy fshatarëve në Kërçovë

– Në bulevardin “Oslloboduvanje” në Kërçovë,
mbrëmë rreth orës 21:40, është prishur rendi dhe qetësia publike me sulm fizik
të kryer nga ana e 36-vjeçarit B.R. ndaj personit e Xh.M. 49 vjeç, të dy nga fshati
i Kërçovës, Strogomishtë e Poshtme.
Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski informoi se kundër sulmuesit do të
ngrihet akuza përkatëse.