Stuhi në Greqi – mbi 1.600 goditje vetëtime, borë në male

Në 24 orët e kaluara, Greqia u godit nga moti i keq i ndjekur nga shirat e dendur dhe dëbora në male, një grua vdiq nga goditja e vetëtimës, ndërsa sistemi për rrufe të Observatorit Kombëtar në Athinë gjatë ditës së djeshme regjistroi mbi 1.600 goditje rrufeje, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në ishullin grek të Skopelos, nga goditja e rrufesë vdiq një grua, derisa, ajo dhe burri i saj ishin duke kryer punë bujqësore.

Reshjet e mëdha të borës kishte në malet në rajonin e Epirit dhe Greqinë qendrore, ndërsa shirat e dendur dhe stuhitë kanë shkaktuar probleme edhe në Athinë.

Sipas mediave lokale nga Halkidiki, përveç shiut të djeshëm u regjistrua edhe stuhi e fortë breshëri, ndërsa situata ishte e ngjashme në qytetin e Volos dhe zonën përreth./MIA