Studiuesit zviceranë krijojnë pajisjen që mund ta detektojë koronavirusin në ajër

Studiuesit në Zvicër besojnë se koronavirusi mund të gjendet edhe në ajër, kësisoj, ata kanë krijuar një pajisje që e detekton virusin në hapësirë.

Koronavirusi i ri Sars-CoV-2, sipas studiuesve zviceran transmetohet nga disa pika të vogla, që njihen si ‘aerosol’, apo grimca të lëngshme në ajër, e të cilat mbijetojnë në ajër më gjatë sesa grimcat që lëshohen nga kollitja apo teshtima e njeriut e që po ashtu, shumë shpejtë zbresin në tokë.

Sipas studiuesve, është shumë e mundshme që koronavirusi të transmetohet edhe kur flasim.

Siç njofton Tagesanzeiger, ky njoftim ka dalë nga Instituti Federal Zviceran për Shkencë dhe Teknologji të Materialeve – EMPA , ku një ekip studiuesish i udhëhequr nga nanoteknologu Jim Wang, ka zhvilluar një biosensor optik i cili mund të përcaktojë se sa i lartë është përqendrimi i koronavirusit në ajër. Në të ardhmen, thuhet në këtë njoftim, një sensor i tillë, apo pajisje, mund të përdoret në vendet ku një numër i madh i njerëzve janë në lëvizje, siç janë stacionet e trenave apo edhe spitalet.

Studiuesit thonë se ky sensor është shumë i ndjeshëm e veçanërisht mund të zbulojë virusin Sars-Cov-2. Wang bashkë me ekipin e tij, kanë testuar edhe virusin që lidhet me Sars-Cov e që kishte shkaktuar epidemi në vitin 2013.

Porse sipas tyre, pajisja mund të jetë e vlefshme vetëm për të ardhmen pasi ajo do të nisë zbatimin deri në 1 vit, e deri atëherë, pandemia Covid-19 veçse mund të jetë rrafshuar në masë më të madhe nëpër botë. Kësisoj, në një të ardhme kjo pajisje mund të detektojë baktere e viruse të tjera në ajër.