Në uebsajtin e gazetës britanike “The Guardian” u publikua më 31 dhjetor 2019 një artikull nga Martin Jacques, studiues në Universitetin e Kembrixhit, ku ndër të tjera thuhet se dekada e kaluar i përkitur Kinës dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për dekadën e re.
Në nisje të artikullit vihet se në vitin 2010, Kina filloi të ketë ndikim në ndërgjegjen globale në një mënyrë të re. Gjatë dekadës së fundit, burimi kryesor i rritjes ekonomike globale ka qenë Kina, dhe jo Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2014, sipas statistikave të Bankës Botërore, ekonomia kineze e kaloi atë amerikane në bazë të paritetit të fuqisë blerëse, duke u bërë ekonomia më e madhe në botë. Tani vëllimi i ekonomisë kineze është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2010.
Sipas artikullit, kjo është historia më e pazakontë i zhvillimit ekonomik në historinë njerëzore për sa u përket dhjetë vjetëve të fundit, por vendet perëndimore e kanë vështirë ta pranojnë këtë. Emocionet e perëndimorëve janë shumë komplekse: disa e mohojnë ose e kritikojnë këtë, ndërsa të tjerë e respektojnë dhe e admirojnë. Rritja e Kinës ka shkaktuar një krizë ekzistenciale në Shtetet e Bashkuara e Evropë dhe kjo ndjenjë krize do të vazhdojë në këtë shekull.
Artikulli vëren se edhe pesë vjet më parë Kina ishte sinonim me prodhimin e lirë. Perëndimi dikur besonte se Kina mund të kufizohej vetëm te imitimi për një kohë të gjatë dhe nuk mund të barazohej me aftësinë e tij të inovacionit. Por ekonomia kineze e provoi veten si një ekonomi shumë inovative. Shenzhen është bërë një rival i “Silicon Valley”-t dhe “Huawei”, “Tencent” e “Alibaba” mund të thuhet se janë në të njëjtin nivel si edhe “Microsoft”, “Google”, “Facebook” dhe “Amazon”. Aplikimet për patenta të Kinës në vitin 2018 përbënin pothuajse gjysmën e numrit të përgjithshëm në botë.
Njerëzit që jetojnë në një vend ku rritja ekonomike vjetore ka qenë 10 % për 35 vjet, dhe 6 % në 8% në dhjetë vjetët e fundit, janë mësuar me ndryshime të shpejta dhe risi të vazhdueshme, vihet në dukje në artikull. Për më tepër, qytetërimi kinez është shumë i thellë e i pasur intelektualisht dhe është përqendruar gjithmonë te mësimi dhe edukimi.
Duke folur lidhur me nismën e Kinës “Një brez, një rrugë”, në artikull thuhet se ajo është shfaqja më e spikatur e ndikimit në rritje të Kinës. Sipas artikullit, më shumë se 100 vende (kryesisht nga bota në zhvillim) i janë bashkuar nismës, dhe udhëheqësit e shumë prej tyre morën pjesë në Forumin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për “Një brez, një rrugë” të zhvilluar në vitin 2019. Ky nivel përfaqësimi është i pakonkurrueshëm nga çdo vend tjetër, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Sipas artikullit, tani që sistemi ndërkombëtar ka hyrë në periudhën e rënies, nisma “Një brez, një rrugë” mund të vlerësohet simbolikisht si një embrion i rendit të ri, ku, së pari, mbizotërojnë vendet në zhvillim, të cilat përfaqësojnë 85 % të popullsisë së botës, dhe, së dyti, përparësi i jepet zhvillimit, që ka një rëndësi të madhe për botën në zhvillim, por jo edhe aq për Perëndimin.
Artikulli argumenton se në dekadën e re, sistemi ndërkombëtar me Perëndimin në qendër do të vazhdojë të fragmentarizohet dhe, në njëkohësisht, ndikimi i institucioneve kryesore ndërkombëtare të orientuara nga Kina do të rritet dita-ditës. Ky proces është i pandalshëm, përfundon artikulli.
Artikulli i Martin Jacques-ut u postua edhe në mediat sociale dhe u pëlqye nga mjaft përdorues të internetit, disa prej të cilëve thanë se në të nuk kishte komente mashtruese ose të rreme, gjë e rrallë kjo për mediat perëndimore.
Disa të tjerë vlerësuan se artikulli ishte i bazuar në fakte dhe pa asnjë teprim ose paragjykim, duke hedhur poshtë të pavërtetat e thëna më parë.
Një përdorues tha se kishte lexuar një libër të Ma Yanjunling-ut (Adeline Yen Mah), sipas së cilës shekulli i 19-të ishte i Britanisë, shekulli i 20-të i ShBA-së, ndërsa shekulli i 21-të do të jetë i Kinës.
Një tjetër shprehu mirënjohjen e tij me fjalët: “Profesor Zhak, faleminderit për këtë artikull që nxit mendimin. Ne jetojmë në një epokë interesante.”
Dikush vlerësoi se një vend me një popullsi prej 1.4 miliardë ka premtuar zhvillimin ekonomik dhe nuk pushton vendet e tjera sovrane, gjë që dëshmon aftësi udhëheqëse.
Ndërsa një tjetër përdorues shprehu shpresën që bota të ketë më pak luftëra e më shumë ura lidhëse, me qëllim që të gjithë të jetojnë në paqe.