Këtë javë, amfiteatrot do të jenë të mbushura dhe studentët do tu nënshtrohen provimeve me praninë e tyre fizike. Që nga e hëna, provimet me shkrim tashmë janë caktuar në disa fakultete të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe pritshmëritë janë që në disa prej tyre të jenë paraqitur edhe deri në 150 studentë. Për shkak se studentët nuk mund të qëndrojnë në konvikte, e vetmja gjë që u mbetet atyre është të udhëtojnë në kryeqytet dhe të paraqiten personalisht nga të gjitha qytetet në të gjithë vendin, transmeton “Sloboden peçat”.
Siç thonë studentët, sesioni fillon në 8 qershor dhe dhënia e provimeve online mundësohet vetëm në një numër të vogël lëndësh, dhe për të gjithë të tjerët duhet të paraqiten personalisht.
– Menjëherë pas karantinës tre-ditore, në Shkup të hënën janë caktuar provime me shkrim në të cilat janë paraqitur edhe nga 150 studentë. Bëhet fjalë për studentë që duhet të vijnë nga e gjithë Maqedonia, dhe nuk kanë ku të flenë, konviktet nuk funksionojnë, gjithashtu nuk është e lejuar as qëndrimi nëpër apartamente. Ata duhet të paraqiten personalisht, dhe mundësitë për të përhapur virusin janë shumë të mëdha – shprehet një prind i shqetësuar, transmeton “Sloboden pecat”
Ministria e Arsimit dhe Shkencës pretendon se çdo institucion i arsimit të lartë ka autonomi për të organizuar punën dhe në atë kontekst të vendosë për zbatimin e provimeve dhe kontrollin e njohurive të studentëve. Por nëse ka provime me një prani fizike, ato duhet të bëhen sipas protokollit për marrjen e provimeve.
– Kjo ishte një kërkesë e studentëve, në interes të objektivitetit të procesit të kontrollimit të njohurive të tyre, kështu që ne theksojmë edhe një herë që tani ekzistojnë dy mundësi për të marrë provime, online ose me një prani fizike në fakultet – thonë nga Ministria e Arsimit, transmeton “Sloboden Pecat”.
Univeristeti i Tetovës nga ana tjetër pasi veç më kishte planifikuar mbajtjen e provimeve me pjesmarrje fizike, duke i përgatitur të gjitha kushtet e nevojshme, duke marrë në konsideratë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe mundësisë së përhapjes së pandemisë Covid-19, me çka do të rrezikohej shëndeti i studentëve dhe mësimdhënësve, si dhe pamundësitë e udhëtimit sidomos për studentët nga Republika e Kosovës dhe Lugina e Preshevës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Rektoratit, mbajtur më datë 05.06.2020, vendosi që provimet e afatit të qershorit të parapapara të mbahen nga 08.06 deri më 23.06, të organizohen dhe të mbahen online , ashtu sikur edhe u organizuan edhe ligjërata, ushtrimet, mbrojtjet e temave të diplomës, magjistraturës dhe doktoraturës, që nga marsi kur edhe shpall gjendja e jashtëzakonshme në vend për shkak të pandemisë së Covid-19. Përjashtim nga vlerësimi online janë lëndët praktike dhe Fakulteti i shkencave mjekësore.
Nga UT shprehen se provimet do të realizohen përmes platformës së njëjtë përmes së cilës u realizuan ligjëratat e aktivitetet e tjera akademike gjatë semestrit veror, dhe të gjitha përgatitjet e nevojshme janë bërë me qëllim që i gjithë procesi të ec pa pengesa, dhe studentët mos e humbin afatin paraparë të provimeve, por edhe i njëjti të jetë kredibil dhe objektiv.
Për studentët dhe profesorët mundësohet mbështetje e vazhdueshme teknike gjatë gjithë procesit,me qëllim që vështirësitë eventuale të tejkalohen me sukses.
Maqedoni Studentët të rrezikuar me prezencën fizike nëpër fakultet gjatë afatit të provimeve