Strugë-Ohër, shënon rënie numri i filloristëve

Këtë vit, 43 nxënës më pak janë regjistruar në klasat e para nëpër shkollat fillore në Strugë. Numri është zvogëluar nga 613 në 570 nxënës të klasave të para, ose dy paralele më pak. Më shumë ulje të shifrave ka në dy shkollat më të mëdha në Labënisht dhe në Strugë. Në Labënisht ka 20 nxënës më pak kurse në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë 27 nxënës më pak.

Në zonat rurale, situata më e keqe është në shkollën e fshatit Dellogozhdë, e cila ka edhe pesë shkolla rajonale. Këtu vitet e fundit ka pasur rënie të vazhdueshme. Vitin e kaluar, janë regjistruar 39 nxënës kurse tani vetëm 32 në klasat e para. Në fshatin Jabllanicë, ka shtatë nxënës të klasave të para kurse vitin e kaluar kishte 12.