Struga s’ka zgjidhje për mbeturinat, Qeveria harron premtimin

Problemi me mbeturinat vazhdon të ngelet i pa zgjedhur në qytetin e Strugës. Mbeturinat për momentin janë duke u grumbulluar në periferi të qytetit ku po përzihen me dhè.

Të anketuar nga Televizioni 21, qytetarët thonë se problemin më të madh e kanë gjatë verës pasi që vjen era e keqe në qytet dhe nuk mund që t’i hapin dritaret. Ata apelojnë që komuna bashkë me qeverinë të marrin masa që kjo çështje të zgjidhet një herë e përgjithmonë.

“Këtu nuk mund të flesh natën nga ajri se nga mali atje vjen e gjitha këtu”, deklaroi një qytetar

“Gjithsesi se duhet të zgjidhet pse jo duhet të zgjidhet kjo gjithsesi”, tha qytetari.

“Është një problem shqetësues jo vetëm për qytetarët tonë , por për mbarë globin është ndotja e ambientit”, pohoi një qytetare

Nga komuna e Strugës thonë se qeveria para dy vitesh premtoi bartjen për në deponinë Drislla por pas të gjitha përgatitjeve që i bëri komuna, nuk u është dhënë leje.

“Grumbullimin edhe transportin e mbeturinave ta bëjnë ndërmerret komunale , ndërsa trajtimin ta marre përsipër qeveria , kjo punë ka dy vite dhe në këtë drejtim nuk ka lëvizur aspak sidomos për caktimin e depnive regjionale. Në ndërkohë morëm mjete nga qeveria për ndërtimin e një punkti , bashke me të gjithë aparaturën, për ngarkim dhe mbushjen e kontonjerëve të njëjtën e kemi instaluar dhe kemi dërguar edhe rrymë edhe ujë dhe e kemi bërë të gjithë infrastrukturën në atë drejtim , por në kohën kur u deshtë t dërgojmë në një deponi legale ku vetëm gjysme legale është Drislla, ne bëmë kërkesë dhe u tha se ne nuk mundemi që ti pranojmë mbeturinat e juaja”, tha Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës.

Çdo vit, i gjithë rajoni gjeneron 51 mijë ton mbeturina, ndërsa Maqedonia akoma nuk ka asnjë deponi e cila i plotëson të gjitha standardet e duhura për ndotje.