Reperi Stresi sot feston ditëlindjen.
Ai ka mbushur 33-vite jetë dhe nëpërmjet një postimi ka treguar se sa i lumtur është e di vetëm Zoti.
Me rastin e kësaj dite të veçantë reperi ka pranuar urime të shumta, nuk ka munguar befasia e dhuratat, madje ai e ka pranuar një të veçantë.
Stresit dikush i ka bërë dhuratën e veçantë me emblemën e UÇK-së. Kujtojmë se reperi është mbështetës shumë i madh i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, andaj edhe shihet se është gëzuar për pranimin e një dhurate të tillë.