Reperi Stresi, përmes postimit të fundit, kishte diçka për të thënë lidhur me çështje politike.
Sipas tij, Shqipërisë i duhet një kryeministër sikurse ai i Kanadasë, Justin Trudeau.
“Justin Trudeau shumë respekt. Nje kryeminister i tille na duhet si ai i kanadase”, ka shkruar Stresi sipër fotografisë ku shihet Trudeau duke qarë.
Kjo nuk është hera e parë që ky reper shpreh mendimin e tij lidhur me politikën, ngase postime të tilla bën shumë shpesh.
Për ndryshe, pas këngës së suksesshme “Loco”, Stresi pritet që ta publikojë projektin e tij të ri.