Stresi ia lë këtë koment Marinës në foton me shami

Marina Vjollca vazhdon të jetë një prej emrave më të komentuar të ekranit shqiptar.

Së fundi, moderatorja publikoi një fotografi atraktive, në të cilën u shfaq e veshur me një kostum të kuq.

Por, ajo që mori vëmendjen në këtë imazh ishte shamia që e kishte vendosur në kokë, teksa po konsumonte shisha.

Në mesin e shumë komenteve, nuk mungoi as ai i reperit Stresi, i cili shkroi “Mashallah motra ime”.