SPM kërkon testim të paanuluar për Kovid-19 te nëpunësit policor

Sindikata e policisë në Maqedoni (SPM) kërkon menjëherë të sigurohen  teste falas me të cilat do të bëhet skriningu i nëpunësve policor,  identifikimi i rasteve asimptomatike dhe hartimi i rasteve të personave të cilët  veçmë e kanë kaluar  koronavirusin.

“Si Sindikatë menjëherë kërkojmë nëse është në mundësi Ministria, ndërsa nëse jo, Qeveria menjëherë të sigurojë teste falas  me të cilat do të bëhet skriningu  dhe atë sipas moshës  dhe sëmundjeve kronike të cilat mund të përfshihen me hulumtim  në periudhën e parë, ndërsa pastaj  edhe për të gjithë të tjerët me qëllim që të shikohet përfshirja e  nëpunësve policor me këtë virus, identifikimi i numrit të rasteve asimptomatike të cilët në numër të madh janë të pranishëm  mes pjesëtarëve të MPB-së. Njëherit,  të njëjtit janë infektuar,  ndërsa  nuk janë të vetëdijshëm  për shkak se nuk kanë simptoma, ndërsa  nga ana tjetër e bartin virusin te personat tjerë, si dhe hartimi i rasteve dhe personave  të cilët veçmë e kanë kaluar, ndërsa as nuk e dinë”, citohet në kumtesën e sotme nga Sindikata e policisë.

Nga Sindikata potencojnë se  te ato çdo ditë arrijnë  informata se  në rradhët e MPB-së ka raste të reja pozitive, por edhe raste në të cilat nëpunësit policor dyshohen se janë të infektuar.

“Në periudhën e fundit  policia  nuk mbeti imun ndaj sëmundjes dhe  numri i  të sëmurëve te pjesëtarët e MPB-së  çdo ditë ritej. Duke e marrë parasysh faktin se  shteti duhet të kthehet  në proces normal të funksionimit,  njëherit procesi  i cili me të vërtetë ishte  dhe përfshiu shumë nëpunës policor “Zgjedhje 2020″ kaloi, numri i rritur i të sëmurëve në këtë periudhë të muajit  maj e këndej  si dhe parandalimi  i përhapjes së klasterëve policor pas të gjitha këtyre aktiviteteve  si Sindikatë kërkojmë menjëherë të fillojnë  skrining testet sipas planit të lartpërmendur me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes  mes  të gjithë pjesëtarëve policor”, thonë nga Sindikata.