Spitalet po mbushen me të infektuar, në Kumanovë dhe Prilep s’ka vend për pacientët me Covid-19

Me rritjen e numrit të të infektuarve me Kovid-19, po mbushen edhe qendrat spitalore me pacientë të hospitalizuar. Zv/ministri i shëndetësisë, Ilir Hasani mbrëmë në Click Plus tha se gjendja është nën kontroll nëpër qendrat spitalore, përveç atyre në Kumanovë dhe Prilep ku kapacitetet janë të mbushura.

“Prej atij momenti, filluam të vendojmë në pah pikat serioze se sa kemi kapacitete spitalore të zbrazura.
– Advertisement –

Për ditën e sotme u tha se vetëm në Kumanovë dhe Prilep kemi të mbushura kapacitetet spitalore kapacitetet të cilët janë të planifikuara për pacientët me Covid. Në spitalet tjera situata është në kontrolle”, deklaroi Ilir Hasani – zëvendësministër i Shëndetësisë.

Kovid-19 ka diktuar rregulla të reja të jetës thotë Lulzime Bajrami, epidemiologe, por sipas saj nuk dihet se kur do të largohet kjo pandemi.
– Advertisement –

“Nuk ka një kufi, deri kur mund të zgjasë pandemia nuk e dinë e gjithë bota dhe nuk e dimë as ne.

Masat duhet të respektohen, në shkollë duhet të shkohet ashtu si duhet dhe të respektohet protokolli se sa do të zgjasë, nuk e di të them të drejtën as Organizata botërore e shëndetësisë”, tha Lulzime Bajrami – Epidemiologe.
– Advertisement –

Infektologu Fadil Cana tha se ende ka të tillë që nuk e kuptojë që kjo pandemi është krizë globale.

“Shihet se ende për fat të keq nuk kuptohet pandemia si krizë globale e paparë në këtë pandemi. Shumë vende kanë zbatuar kufizime, në lëvizjen e popullsisë, për të ngadalësuar përhapjen e SarsCov2 dhe për të parandaluar që sistemet shëndetësore të mos mbingarkohen”, u shpreh Fadil Cana – Infektolog.

Çdo pacient që futet në sall operative duhet t’i bëhet edhe testi për Covid19, thotë Albert Leshi nga Oda e mjekëve.

“Ne kemi pasur disa raste në klinikat tona kur filluam vetëm t’i hapim klinikat për pacientët ku pacientë asiptomatik nga 7 të pranuar 4 dolën pozitiv dhe tani si protokoll kemi çdo pacient që futet në sall operative patjetër duhet të testohet”, theksoi Albert Lleshi – Oda e mjekëve.

Ndryshe sipas mjekëve të cilët debatuan, personeli mjekësor në infektologji është i lodhur fizikisht dhe psiqikisht, ndërsa Cana nuk e përjashtoi mundësinë që të mbetemi edhe pa personel mjekësor.