Spërkatje e jashtëzakonshme kundër mushkonjave të martën

Qyteti i Shkupit njoftoi se për shkak të lagështisë së theksuar në bimësi që kontribuon në riprodhim më të madh, në konsultim me shërbimet shëndetësore kompetente, solli vendim që të martën të kryej spërkatje emergjente kundër mushkonjave.

Këtë vit, siç theksohet nga Qyteti i Shkupit, në aeroportin e Qytetit të Shkupit me avionë janë kryer katër intervenime për dezinsektim nga ajri dhe katër intervenime tokësore për dezinsektim kundër formave të rritura të mushkonjave dhe kundër larvave të mushkonjave.

Faza e fundit e spërkatjes ajrore ishte javën e kaluar, përkatësisht më 15 dhe 16 gusht, dhe dezinsektimi tokësor ndodhi nga 17 gusht deri më 21 gusht.

Dezinsektimi kryhet nga Qyteti i Shkupit sipas të gjitha standardeve botërore dhe evropiane, dhe agjenti i përdorur është nga përgatitja më e mirë botërore, prodhimi i Kompanisë farmaceutike Bayer – Gjermani, dhe spërkatja dhe shpërbërja e agjentit bëhet sipas udhëzimeve të prodhuesit, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Qytetit. Nëse kushtet e motit nuk lejojnë dezinzektimin, ajo do të kryhet në të njëjtën kohë të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, informon Qyteti i Shkupit dhe shton se bletarët duhet të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur. /SHENJA/