Specialja e ndihmuar nga EULEX-i shkon për bastisje në shtëpinë e Hashim Thaçit?

Vetura të shumta të Policisë së Kosovës janë parë në mëngjesin e së premtes pranë shtëpisë së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Një ditë pas transferimit të Thaçit në Hagë, policia e EULEX-it ka zbarkuar në shtëpinë e Thaçit.

Aty gjendet edhe Policia e Kosovës, raporton Indeksonline.

Ndërkohë, në shtëpinë e Thaçit ka mbërritur edhe deputeti Abelard Tahiri, i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit për vite të tëra.

Zyrtarë të EULEX-it kanë shkuar sot edhe te zyrat e PDK-së në Prishtinë.