SPB Tetovë sanksionoi 154 shoferë për shpejtësi

Më 27.09.2020 në periudhën prej 13.00 deri në 19.00 në territorin e SPB Tetovë, është kryer Aksion kontrollues i veprimit republikan për shpejtësi.
Kështu që, janë sanksionuar 154 shoferë (TE-121 dhe GV-33) të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë brenda dhe jashtë venbanimeve.
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, do të vazhdoj edhe në ditët në vijim me kontrolle të intensifikuara të këtilla.
Kështu që apelojmë qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion.