Spasovski pret që fushata të jetë ndër më të ndyrat

Edhe përkundër kapacitetit të Maqedonisë së Veriut që të organizohen zgjedhje demokratike, korrekte dhe të lira, kryeministri teknik Oliver Spasovski thotë se pret që kjo fushatë zgjedhore të jetë njëra ndër më të “ndyrat” deri më tani. Sipas Spasovskit, lajmet e rreme dhe propaganda mediatike do të jenë të përditshme gjatë këtyre zgjedhjeve.

Oliver Spasovski, Kryeministër teknik
“Jam i sigurt se kjo fushatë zgjedhore do të jetë ndër më të ndyrat në historinë e vendit. Jam i sigurt se lajmet e rreme dhe propaganda mediatike do të jenë të përditshme gjatë zgjedhjeve”

Spasovski në intervistën për EUObserver, thekson se vendi megjithatë ka forca që të përballet me këto kërcënime dhe të organizojë zgjedhje të lira, korrekte dhe legjitime. I pyetur nëse pret përzierje ruse në fushatë dhe në rezultatin e zgjedhjeve, Spasovski thotë se të gjitha vendet në Evropë dhe në rajon janë përballur me kërcënime hibride në procesin e inkuadrimit të tyre në NATO dhe në BE. Ai i bëri thirrje BE-së të marrë vendim për fillimin e negociatave për aderimin e vendit para zgjedhjeve të prillit.

Oliver Spasovski, Kryeministër teknik

“Por, institucionet shtetërore janë mjaft të fuqishme dhe të gatshme të sigurojnë që zgjedhjet të mbahen në rrethana normale. Kemi bërë gjithçka që është kërkuar prej nesh dhe është shumë me rëndësi të marrim porosi përkatëse nga BE-ja, veçanërisht në mars. Tajmingu është me rëndësi të madhe për ne me qëllim që të ndalohet pasiguria rreth perspektivë evropiane të Maqedonisë së Veriut që mund të paraqitet në vend, por edhe për rajonin”

Ngrirja e zgjerimit të BE-së dhe mosmarrja e vendimit për fillimin e negociatave në tetor të vitit të kaluar ka kontribuar për kthimin e retorikës nacionaliste në Maqedoninë e Veriut. Vendimi i tetorit, sipas tij, ishte gabim, strategjik dhe kontribuoi për zhgënjim të madh midis njerëzve të zakonshëm. Zgjedhjet e ardhshme, thotë ai, do të jenë përballje midis forcave proevropiane dhe nacionaliste në vend.

VMRO-DPMNE-ja opozitare, sipas tij, nuk ka bërë asgjë për ndryshim që nga koha e “gruevizmit” dhe në këtë koncept ende thellë është rrënjosur në aktivitetet partiake. Spasovski në intervistën për EUObserver, lidhur me pritjet që BE-ja së shpejti të marrë vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.