Spasovski për kufijtë: Për këtë vendosin institucionet shëndetësore

TV21 e pyeti Ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovskin për hapjen e kufijve kundrejt shteteve fqinje, më konkretisht nëse pritet që të hapet kufiri me Kosovën pa PCR test negativ. Spasovski nuk u përgjigj konkretisht, por tha se kjo çështje i takon institucioneve kompetente, shëndetësore. Sipas tij Ministria e shëndetësisë sëbashku me Komisionin për sëmundje infektive duhet të vlerësojë në bazë të situatës epidemiologjike, nëse duhet të largohen masat nga kufijtë.

“Shëndeti dhe jeta e qytetarëve është mbi Të gjitha” – deklaroi Spasovski për TV21.