Spasovski: Për dy vjet e gjysmë e rritëm pagën minimale për 60 për qind

Kryetari teknik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zëvendëskryeministrja Milla Carovska, drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska, kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski, kryetari i Organizatës së Punëdhënësve, Angell Dimitrov dhe Kristina Ampeva nga organizata joqeveritare “Gllasen Tekstilec”- Shtip, sot e vizituan konfeksionin e tekstilit “Albatros”.

Kryeministri teknik, Spasovski tha se është krenar që Qeveria arriti që në dy e gjysmë vitet e kaluara për 60 për qind e kishte rritur pagën minimale por kishin filluar edhe procese të rëndësishme, të cilat siç thanë do t’i vazhdojnë edhe më tutje edhe atë në pjesën e ndihmës në ekonomi dhe të punëdhënësve, por nga ana tjetër edhe të mbrohen punëtorët dhe të drejtat e tyre.

“Megjithatë nuk ndalemi këtu, por me dialog do të vazhdojmë që më tutje ta rrisim pagën minimale, siç do të ndryshohen edhe kushtet për udhëheqje të biznesit në shtet dhe si do të rritet ekonoMEDIAL. Me të vërtetë moment shumë i rëndësishëm është ai që për herë të parë barazohet paga minimale për të gjitha degët dhe për industrinë e lëkurës dhe për industrinë e tekstilit, që nuk ishte rast deri më tani. Për këtë iu falënderohem të gjithëve dhe punëdhënësve edhe punëtorëve për dialogun, të cilin e bëmë dhe i arritëm këto suksese dhe rezultate të përbashkëta”, tha Spasovski.

Vuri re se është shumë me rëndësi që janë sjellë masa të rëndësishme për ekonominë, ndërsa edhe janë barazuar edhe kompanitë vendore dhe të huaja në pjesën e lehtësimeve për udhëheqje të biznesit.

“Dëshiroj të theksoj se tashmë janë ndarë mbi 35 milionë euro për mbi 200 kompani si ndihmë e drejtpërdrejtë shtetërore, në zhvillimin e biznesit dhe të ekonomisë. Më vjen mirë që sot këto biseda rrjedhën sipas konstatimit se me të vërtetë kemi bërë mjaft në këtë pjesë, por na mbetet që të punojmë dhe të bëjmë edhe më shumë”, tha Spasovski.

Zëvendëskryeministrja e Çështjeve Ekonomike, Milla Carovska theksoi se sektori i tekstilit shënon stabilizim.

“Tani kemi ndjesinë se tani dëgjohemi mes vete dhe kjo është kështu, sepse kjo Qeveri nuk bën asnjë hap, i cili është jashtë konsultimeve, ose hap të dhunshëm, që do të thotë vendosja e politikave të caktuara ose për punëtorët ose për punëdhënësit. Pikërisht përmes atij dialogu social treguam se e miratuam pagën minimale, e cila sot është 14.500 denarë, ndërsa e cila është në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së punëtorëve, assesi në kurriz dhe me presion të punëdhënësve”, tha Carovska.

Ajo shtoi se muajin e kaluar shteti pagoi subvencione për kontributet e 4.500 të punësuarve për rritjen e pagave.

Drejtoresha e DAP-it, Llukarevska theksoi se konfeksioni “Albatros” është një nga kompanitë, ku shihen efektet nga masat të cilat i solli Qeveria, në interes të ekonomisë.

“Me avancimin e masave ekonomike do të kemi edhe standard më të lartë për punëtorët dhe punëdhënës të kënaqur dhe gjithashtu edhe shtet të suksesshëm dhe ekonomik, në të cilin jetojmë”, tha Llukarevska.

Kryetari i Organizatës së punëdhënësve, Angell Dimitrov tha se kompania “Albatros” është shembull i mirë ku respektohen të drejtat e punëtorit dhe të gjitha standardet ekonomike dhe sociale, e pikërisht për këtë punon me partnerë të huaj të cilët dinë ta vlerësojnë këtë.

Kristina Ampeva nga “Gllasen Teksilec” theksoi se është e kënaqur që pas tre viteve punëtorët kanë pagë minimale prej 14.500 denarëve.

Ajo theksoi se deri te ata kishin arritur vërejtje nga ana e punëtorëve për pagesën e pagës minimale, ndërsa bëhet fjalë për tre deri në katër konfeksione të cilët një pjese të punëtorëve nuk ua kishin paguar pagën e rritur minimale.