Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, përmes një postimi në Facebookun e tij ka përkujtuar 27 prillin, ditën kur u sulmua Kuvendi. Ai shkruan se sulmi dhe përpjekja për okupim të shtëpisë së demokracisë ishin agresion kundër çdo qytetari të Maqedonisë dhe të themeleve të parlamentarizmi.
Veprimet e tyre nuk ishin vetëm krim i organizuar, por ishin tradhti e idealëve dhe parimeve të lirisë dhe demokracisë ka shkruar Spasovski.
“Sot e kujtojmë ditën më të errët të historisë më të re në shtetin tonë. Më 27 prill të vitit 2017, me qëllim monstruozë dhe me dhunë, u organizua dhe u zbatua aksion kriminel nga liderët e partisë së atëhershme qeveritare të cilët ishin të vendosur që të mbesin në pushtet me çdo kusht, pa ndjenjën për pasoja të ambicieve të tyre të errëta”,shkruan Spasovski.